Liberalizimi i vizave të enjten në rend dite në Bruksel

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kështu kanë njoftuar vetë Komiteti, ku edhe ka publikuar rendin e plotë të ditës për të enjten, me ç’rast liberalizimi i vizave është vendosur si pikë e dytë për votim.
Pas votimit në LIBE si pjesë e Parlamentit Evropian, marrëveshja për vizat e miratuar në dhjetor do të duhet të kalojë edhe në seancë plenare.


“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Europian. Votoni në komision👇🏼 këtë të enjte!”, shkroi në Twitter eurodeputeti Thijs Reuten, negociuesi dhe raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën nga Holanda.

Back to top button