Rashiq për Asociacionin: S’mund të flas në emër të kryeministrit apo ministrave të tjerë

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq i ka mohuar pretendimiin e Listës Serbe se në takimin e së martës në Ambasadën amerikane për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të gjithë serbët e përfshirë në diskutim kanë qenë të një zëri.
“Në atë takim pikërisht brenda serbëve kanë qenë diskutimet më të mëdha dhe unë nuk jam pajtuar me qëndrimet e Listës Serbe”, ka deklaruar Rashiq. .
Ai ka shtuar se e mbështet inicimin e proceseve pork a thwnw se se nuk mund të flasw në emër të kryeministrit apo ministrave të tjerë
“Takimi ka qenë produktiv dhe unë e shoh që ka pas një dimension të nivelit të lartë të seriozitetit sepse konsideroj që ka pasur mbështetje në një organi për ne kaq politikisht të them influental siç është Ambasada Amerikane. Edhe pse takimi nuk ka pasur ndoshta ndonjë përmbyllje teknike por në veçanti ka pasur peshë politike. Kështu që e vlerësoj si një takim pozitiv shumë më të mirë se takimet paraprake të cilat kam qenë pjesëmarrës, e vlerësoj si akt pozitiv”, ka thënë ai.
Rashiq po ashtu ka deklaruar se çdo dokument që është draft nuk është diçka përfundimtare dhe të tilla mund edhe të mos pranohen.

Back to top button