Rashiq për RTV21: Marrëveshjet për letërnjoftimet, sjellin asociacionin në tavolinë

Politikani serb, Nenad Rashiq ka thënë se fillimi i zbatimit të vendimit për letërnjoftimet dhe targat do të rrjedh pa probleme meqë ka marrëveshje për këto.
Rashiq i tha RTV21 se pritet që brenda dy muajve të arrihen së paku tri marrëveshje Kosovë-Serbi, kurse sipas tij finalizimi do të bëhet në takimin e Berlinit.
Marrëveshja për letërnjoftimet konsiderohen si kthesë e Serbisë pas shumë tensioneve dhe kërcënimeve nga Serbia. Propaganda e Vuçiqit sipas Nenad Rashiqit shtoi interesimin e ndërkombëtarëve për arritjen e marrëveshjes. Edhe targat do të zbatohen, pa ndërhyrje të Serbisë.
Rashiq duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme për marrëveshjet tjera, shtoi se asociacioni i komunave serbe do të jetë hap i radhës nga Prishtina dhe Beogradi.
Rashiq u përgjigj edhe në iniciativën e emisarit amerikan,Gabriel Escobar për krijimin e një pakti për serbët e veriut./21Media

Back to top button