Rasti i Donjeta Pajazitajt, Musa: Nuk është hyrë në thelbin e problemit të kësaj çështjeje penale

 

Më 27 maj, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Avokati Skender Musa sonte ka thënë se ekzistojnë shumë dilema te profesionalistët, se a është ai person (Naser Pajazitaj) kryesi i veprës penale apo pas atij personi fshihen persona të tjerë.

“Nuk duhet harruar se në Kosovë është edhe një element shumë i fortë i veprës penale dhe një lloj tjetër që në Evropë nuk ekziston pranimi i fajësisë nga persona të ndryshëm në vend të personave të tjerë”, ka thënë Musa në Click të RTV21.

Ai ka theksuar se rasti duhet të hetohet në mënyrë të mirëfilltë profesionale dhe të hyhet në thelb të problemit.

“Unë mendoj se tek ky rast asnjëherë nuk është hyrë ne thelbin e problemit të kësaj çështje penale. Asnjë çështje penale nuk mund të hetohet apo gjykohet pa i marr të gjitha elementet e veprave penale, pa u shqyrtuar rasti mirë dhe pa u ditur të gjithë personat që kanë qenë të involvuar në kryerjen e veprës penale”, ka deklaruar ai.

Në ditën kur Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, vëllai i Donjetës, Shkëlqimi ka thënë për rtv21.tv se dyshojnë se i pandehuri nuk ka qenë i vetëm në kryerjen e kësaj vepre. Ai ka theksuar se pas vendimit drejtësia mori rrugën e drejtë.

Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka vrarë Donjeta Pajazitajn./21Media

Back to top button