Rasti i foshnjës në Pejë, reagon edhe drejtoresha e shkarkuar
Hidajete Krasniqi e cila u shkarkua nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë në Spitalin e Pejës pas skandalit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se ky rast është politizuar skajshëm me ndërhyrjen e politikës.
Krasniqi ka deklaruar se është shokuar me rastin që ka ndodhur dhe mënyrën se si është trajtuar fryti, por është betuar se që nga momenti i parë ka insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.
Krasniqi ka thënë se vendimi për shkarkimin e saj dhe të drejtorit mjekësor, Muhamet Haliti, është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatkeqësisë me ndërhyrje të thella politike e militante.
“Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatëkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë! Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrënqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkartuar U.D. Drejtori i Administratës i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetvendosje. Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinionit , në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerjes përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik. Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e asesi dhe poaq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Pas shkarkimit ka reaguar edhe drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës, Muhamet Haliti, i cili ka thënë se ai nuk është përgjegjës për rastin.
Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka deklaruar se “Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut”, ka deklaruar Haliti
Haliti ka akuzuar tre pjesëtarë të tjerë të stafit të spitalit si përgjegjës kryesorë që “lejuan” trupin e pajetë të një fëmije të bëhej copë-copë, por tha se të njëjtit nuk janë shkarkuar pasi ka pasur ndërhyrje politike nga Lëvizja Vetëvendosje./21Media
Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka deklaruar se “Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut”, ka deklaruar Haliti
Haliti ka akuzuar tre pjesëtarë të tjerë të stafit të spitalit si përgjegjës kryesorë që “lejuan” trupin e pajetë të një fëmije të bëhej copë-copë, por tha se të njëjtit nuk janë shkarkuar pasi ka pasur ndërhyrje politike nga Lëvizja Vetëvendosje./21Media