Ten Hag ka një paralajmërim të ashpër për Lisandro Martinez
Erik ten Hag i ka thënë Lisandro Martinezit që mos t’i shijojë shumë festimet e triumfit të Kupës së Botës, pasi që Manchester United po përgatiti që ta vazhdojë sezonin aktual të Premier Ligës.
Mbrojtësi qendror luajti në njërën nga pesë ndeshjet e Argjentinës në Katar, ndërsa në finale jo, para se të rikthehej në vendlindje.
Qindra mijëra tifozë të emocionuar pritën lojtarët triumfues kur ata u kthyen në Buenos Aires dhe festimet kanë vazhduar gjatë gjithë javës.
Martinez u pa duke mbajtur syze dielli afër Cistian Romeros dhe Nahuel Molinas një ditë pas festimeve të Argjentinës.
Por me United që i rikthehet aksionit kundër Nottingham Forest të martën, Ten Hag i ka kujtuar Martinezit, dhe mbrojtësit të Francës Raphael Varane, i cili e humbi finalen e Botërorit, se ai pret që ata të kthehen me klubin sa më shpejtë që është e mundur.
“Martinez ka qenë duke festuar në Buenos Aires dhe unë mund ta kuptojë këtë gjë. Është suksesi më i madh që mund ta fitosh. Por, Lisandro Martinez duhet ta pranojë që me datën 27 Premier Liga do të vazhdojë”, tha Ten Hag.
“Sigurisht, Varane është i dëshpëruar për humbjen, por unë mendoj se ai duhet të jetë krenar që ishte përsëri në finale dhe për çdo gjë që ka arritur deri tani në karrierën e tij”, shtoi më tej Ten Hag.
United iu rikthye aksionit pas finales së Kupës së Botës, duke e mposhtur 2:0 skuadrën e Burnleyt në Carabao Cup të mërkurën mbrëma, ku golashënues ishin Christian Eriksen dhe Marcus Rashford.