Rasti i pestë i transplantimit të zemrës në Maqedoninë e Veriut

Transplantimi i pestë i zemrës dhe dy transplantime të veshkëve nga dhurues i vdekur janë kryer sot në kompleksin e klinikave “Nëna terezë” në Shkup.
Transplantimi i zemrës është kryer te një pacient 66 vjeçar  për të cilin nuk ka pasur alternativë tjetër dhe zemra e të cilit ka punuar më pak se 20 për qind,  ndërsa transplantimet e veshkëve  janë kryer e dy 40-të vjeçarë të cilët ishin në dializë.
Dhurues është një grua 42 vjeçare e cila ka pasur dëshirë t’i dhurojnë organet e saj pas vdekjes.
Pacienti të cilit i është vendosur zemra e re është në aparat respirator, ndërsa prej nesër  duhet të fillojë procesi i zgjuarjes. Kjo fazë, siç potencoi Filipçe, është kritike, por shpreson se pacienti do ta tejkalojë dhe nuk do të ketë komplikime më të mëdha.
Drejtori i Klinikës për Kardiokirurgji Sashko Jovev deklaroi se operacioni ka kaluar mirë dhe se pacienti tani për tani është mirë.
Duke shprehur falënderim për ekipet e mjekëve, Filipçe potencoi se procedurat e tilla në pjesën e transplantimit  e vendosin sistemin tonë shëndetësor në nivel të barabartë me vendet e zhvilluara evropiane.
Për koordinatoren nacionale për transplantim Maja Mojsova Mijovska, nuk ka asnjë akt më fisnik  se sa dhurimi i organeve.
Nga maji i vitit 2020 deri tani janë  transplantuar pesë zemra, 12 veshkë dhe një ind kockor./TV21

Back to top button