Rama për CNN: Shqipëria do të presë 4 mijë afganë

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë që ka dhënë ditën e sotme për median ndërkombëtare CNN, ka bërë të ditur se në Shqipëri do të hyjnë rreth 4 mijë emigrantë nga Afganistani.
Tutje, Rama ka thënë se Afganistani është në një krizë dhe sipas tij në këto momente nuk mund t’ua mbyllim derën afganëve, teksa ka rikujtuar se 30 vjet më parë edhe shqiptarët kanë qenë si ata.
“30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura. Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë. Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si kjo, kur vendin e ka përpirë lufta? 2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur, do jenë rreth 4000 mijë”, ka thënë Rama./OraNews.tv
 

Back to top button