Rasti në Drenas, kryeshefja e IPK-së raporton para Komisionit

Kelmendi do të raportojë për dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga polici

Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi sot nga ora 10:00 do të raportojë para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, Kelmendi do të raportojë lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në rastin e abuzimit seksual në Drenas.

Po ashtu, kryeshefja ekzekutive e IPK-së do të raportojë edhe mbi punën e institucionit që drejton përgjatë vitit 2018.

Rasti i 16-vjeçares në Drenas që dyshohet se është abuzuar nga hetuesi policor në Drenas, pasi ajo kishte shkuar për të denoncuar abuzimin nga mësuesi, shkaktoi debate dhe protesta në disa qytete të vendit.

Miradije Kelmendi ishte emëruar Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës në gusht të vitit 2018./21Media

Back to top button