Superhëna, spektakli që u pa nga Mali i Dajtit
Momente magjike përmes fotove
Superhëna më e shndritshme e vitit 2019 e quajtur ndryshe si Hëna e Borës është shfaqur edhe mbi qytetin e Tiranës.
Pamje spektakolare ishte ajo që ofrohej nga maja e malit të Dajtit mbrëmjen e 19 shkurtit.
Gazetari, analisti Gerti Shella, që mban dhe postin e drejtorit të INFOCIP i fokusoi këto moment magjike në aparatin fotografik, raporton oranews.
Ajo që e ka bërë aq speciale datën ndërmjet 19-20 shkurtit ishte fakti që hëna e plotë gjendej në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën. Sipas astrologëve, “është një takim që nuk duhet humbur” dhe hëna do të jetë më e shndritshme dhe rreth 7% më e madhe sesa një hënë e plotë normale.