Raundi i tretë i bisedimeve, Medinsky: Palët do të diskutojnë të njëjtat çështje

Rusia do të “përpiqet përsëri” të diskutojë rrugët e evakuimit me Ukrainën gjatë bisedimeve të hënën, sipas kryenegociatorit rus për diskutimet.

Duke folur në rrugën e tij për në raundin e tretë të bisedimeve në Bjellorusi, Vladimir Medinsky tha se të dy palët do të diskutojnë “të njëjtat çështje, zgjidhjet politike, çështjet ndërkombëtare humanitare dhe zgjidhjet ushtarake” si bisedimet e javës së kaluar. 

“Ne do të përpiqemi përsëri” për të diskutuar rrugët e evakuimit me palën ukrainase, tha Medinsky, duke ankuar për dështimin e tyre javën e kaluar. 

Të hënën, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi në një deklaratë se do të hapë korridoret e evakuimit nga ora 02:00 ET nga qytetet ukrainase të Kievit, Kharkiv, Sumy dhe Mariupol. 

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Iryna Vereshchuk iu përgjigj deklaratës, duke kërkuar që Rusia “të pranojë opsionet për rrugët tona, si dhe të vendosë një armëpushim, për të cilin do të biem dakord”.

Sipas televizionit shtetëror Rusia 24, bisedimet tani janë duke u zhvilluar. Dy raundet e para të negociatave nuk dhanë rezultate./21Media

Back to top button