RB Salzburg-Chelsea, këto janë formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes RB Salzburgut dhe Chelseat, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Chelsea e mposhti Milanin me rezultat 2:0, kurse Salzburgu barazoi 1:1 me Dinamo Zagrebin.
Momentalisht, vetëm një pikë i ndanë këto dy skuadra në Grupin E, ku Chelsea zë vendin e parë në kuotën e shtatë pikëve, krahas Salzburgut që renditet i dyti me gjashtë pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ishte në muajin e kaluar, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Salzburgun nuk do të paraqiten Capaldo, Fernando, Koita, Okoh, Tijani, Ulmer, Omoregie dhe Solet, kurse te Chelsea mungojnë Fofana, James, Kante dhe Koulibaly.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë:
RB Salzburg (4-3-1-2): Kohn; Dedic, Bernardo, Pavlovic, Wober; Gourna-Douath, Seiwald, Sucic; Kjargaard; Okafer, Adamu
Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Silva, Chalobah, Cucurella; Jorginho, Kovacic, Gallagher, Pulisic; Sterling, Havertz; Aubameyang.

Back to top button