Çështja e targave, a mund të ketë tensione në Veri?

Lajm i përditësuar
Çështja e targave, a mund të ketë tensione në Veri?
“Tensione kemi pasur vazhdimisht, dhe këto tensione janë iniciuar nga pala e kundërt, pra Serbia, ne kemi fat që e kemi KFOR-in si pjesë e ndërmjetësimit apo pjesë e stabilitetit dhe natyrisht integritetit të shtetit të Kosovës, prandaj nuk mendoj që do të kemi tensione të cilat janë inciuar nga shteti serb, s’besoj që do të kemi tensione pasi jemi në fazë të marrëveshjes që pritet të jetë finale, prandaj duhet ta ruajmë qetësinë tone”, tha Xhakaliu.
A po e zbehë Procesi i Berlinit iniciativën Ballkanin e Hapur?
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu ka thënë se Gjermania bashkë me vendet e BE-së për synim kanë pasur që Ballkani të zhvillohet ekonomikisht.
“Është një temë për të cilën nuk mund të flasë shumë sa i përket idesë së Ballkanit të Hapur, por flasë me përgjegjësi të plotë mbi idenë e procesit të Berlinit që ka filluar në vitin 2014, ku Gjermania përkushtimin kryesor, së bashku me vendet e tjera të BE-së për synim kanë pasur që Ballkani të zhvillohet ekonomikisht”, tha ai.
Xhakaliu: Gjermania mbetet e përkushtuar që Ballkani të jetë pjesë e integrimit në BE
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu ka thënë se shteti gjerman mbetet i përkushtuar që Ballkani të jetë pjesë e integrimit në BE.
“Edhe vizita e kancelarit para disa muajsh e cila ishte vizitë shumë e domosdoshme, vizita e cila pati një kahje dhe një përkrahje të fuqishme sepse kancelari zbriti në Prishtinë, fillimisht për të vizituar Kosovën dhe për të pasur takimet me Qeverinë e Kosovës, më pas vazhdoi për vizitë në Beograd. Natyrisht, zgjidhja eçështjes së vizave e cila ka qenë diskutim që sa vite dhe çdo herë është tentuar që të kemi një marrëveshje me Bosnën, tregon që shteti gjerman mbetet i përkushtuar që çështja e Ballkanit të jetë një stabilitet, që Ballkani të jetë pjesë e integrimit në BE”, tha ai.
Xhakaliu: E mirëseardhur përkrahja nga miqtë ndërkombëtarë për një marrëveshje finale
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu ka thënë se është “e mirëseardhur përkrahja nga miqtë ndërkombëtarë për një marrëveshje finale”.
“Situata aktuale e rrethanave gjeopolitike të cilat kanë ndryshuar me inovasionin rus në Ukrainë bëjnë natyrisht që kjo temë e pazgjidhur në Ballkan t’i jepet një fokus i veçantë. Unë jam shumë mirënjohës i përfshirjes në dialog edhe të miqve tanë nga SHBA. Pra, ekziston një interesim i një marrëveshje, ku jo vetëm pjesa e Evropës, por edhe miqtë tanë janë të involvuar, për neve është e mirë se ardhur që të kemi miq që përkrahin marrëveshjen që do të jetë finale me njohjen e Kosovës si shtet”, tha ai./21Media

Back to top button