Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Mirëpo, shoqata ka thënë se kritikon dhe thekson duke i’u drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër. Kjo pasi sipas soqatës, ende nuk ka një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dilet nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave.

Shoqata u bëri thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon.

Në anën tjetër shoqata urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.

“Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, padiskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë”, u bë e ditur në një komunikatë SHGK-së.

Shoqata, tutje u bëri thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon. Në anën tjetër, siç u theksua, shoqata urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.

Për më tepër, SHGK ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme të hënën në ora 14:00 pranë hapësirave të OEK – së, për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmirren nga ne.

“I’u lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë, dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër!”, u bë e ditur tutje në reagimin e SHGK-së.

Ministria e Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka njoftuar për kufizimin e ri të bizneseve të gastronomisë pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.  Zemaj ka treguar se Gastrominisë u ndalohet puna nga ora 21:00 deri në  05:00.