Reagimi i Hotit pas deklaratës së Kurtit: A paska Asociacion?! Mashtruesit, të pabesët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi në Televizionin Publik se në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ekziston Asociacioni, si pjesë e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara.

Hoti në një reagim të shkurtër në Facebook, Kurtin e ka quajtur mashtrues dhe të pabesë duke iu referuar deklaratës së këtij të fundit.

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se kryeministri nuk ka thënë diçka të re në lidhje me Asociacionin.

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”, ka shkruar Kryeziu në Facebook./21Media

Back to top button