Reagimi i parë nga Kosova, Hoxhaj: I trishtueshëm lajmi për aksidentin tragjik

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj është personi i parë që ka reaguar deri më tani pas aksidentit që ndodhi në Bullgari ku një autobus u përplas dhe mori flakë duke i marrë jetën 46 personave.
“I trishtueshëm lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut! Bashkëndiej me anëtarët e familjeve të të aksidentuarve! Ngushëllime familjeve dhe gjithë vendit!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij “Facebook”.
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. 12 fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve./21Media
 

Back to top button