Reagimi i Ramës pas fitores së Markut: Mbreti shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së sontme të boksierit Florian Marku, i cili e ka mposhtur në “Air Albania” në Shqipëri boksierin meksikan, Miguel Ramirez për titullin e kategorisë WBC.
Rama ka publikuar një fotografi të Markut me plis, me ç’rast ka lënë edhe një mbishkrim.
“Mbreti shqiptar”, ka shkruar Rama në Facbook.

Pas ndeshjes, Florian Marku ka pranuar se meçi nuk ka qenë i lehtë, por ka premtuar se edhe në vazhdim do të japë edhe shpirtin për fitore./21Media

Back to top button