Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagojnë nga Zyra e Presidentes: Kosova mbajti qëndrim parimor

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përfundimit të referendumit të Serbisë.
Në një postim në Twitter Vela ka thënë se Kosova mbajti qëndrim parimor dhe kështu, kontribuoi në stabilitetin rajonal.
“Përkundër kërcënimeve nga Serbia, ishte një ditë e qetë në Kosovë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar ai në Twitter.


Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Serbia ka mbajtur referendumin për ndryshimet kushtetuese.  Kuvendi i Kosovës me 76 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenimi ka miratuar dje rezolutën kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button