Reagon Brnabiq pas rastit në Shtërpcë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka reaguar ndaj plagosjes së dy personave në Shtërpcë.
Brnabiq pretendoi se ky sulm shpërfaq kushtet me të cilat përballen serbët në Kosovë, derisa kërkoi drejtësi nga bashkësia ndërkombëtare.
“E dënoj ashpër këtë krim dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që fajtorët t’i sjellë para drejtësisë. Ky është njëri nga incidentet serike të tmerrshme që shfaqin kushtet e rënda me të cilat përballen serbët e Kosovës për çdo ditë.”, ka shkruar Brnabiq./21Media

Back to top button