Reagon familja e policit të vrarë: Ai u vra në mbrojtje të integritetit të vendit

Ka reaguar edhe familja e policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.

Familjari Arton Bunjaku tha se ky është një lajm i kobshëm për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

“Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”, thuhet në reagim.

Back to top button