Reagon Fjolla Morina pas raportimeve se është arrestuar

Gjatë ditës u raportu se këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar.
Portali rtv21.tv kontaktoi me avokatin e Fjollës, Fanol Krasniqi, i cili tha se këngëtarja është shoqëruar në Polici dhe se për të njëjtën nuk kishte urdhërarrest.
Krasniqi tutje theksoi se Fjolla është liruar.
Këtë gjë e konfirmoi edhe vet Fjolla përmes Instagramit, ku ka publikuar një video në një lokal.
“Te dyqani jam”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Arrestimi i Fjollës u bë në shtator të vitit 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë./21Media

Back to top button