Reagon Gjiko pas lajmeve të rreme që u shkruan për të

Rep-artisti, Asdren Gjikolli ka reaguar pas disa lajmeve të rreme që janë shkruar për të.
Ai përmes një instastory ka treguar se kohëve të fundit është akuzuar se e ka dhunuar një vajzë 15 vjeçare.
”Unë nuk e kam dhunuar askënd, e lëre një vajzë 15 vjeçare. Nuk kam mashtuar as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substancë narkotike”, ka shkruar Gjiko në instastory.
Ai ka theksuar se familja e tij janë të qetë në lidhje me këtë gjë, sepse sipas tij e dinë që kjo gjë është e sajuar.
Gjiko i ka falenderuar të gjithë familjarët dhe miqtë që e kanë mbështetur./21Media

Back to top button