Reagon ministri Elbert Krasniqi pas raportimit se është nën hetime

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve se së paku pesë ministra të Qeverisë Kurti, përfshirë edhe Krasniqin, janë nën hetime nga Task Forca kundër korrupsionit në kuadër të Policisë, shkruan Express.
Në Facebook Krasniqi ka shkruar se për një gjë të tillë po e merr vesh nga raportimi i ”Betimit për Drejtës” në dhe se deri tani s’ka qenë në dijeni e as s’është ftuar nga ndonjë institucion hetues.
“Sapo e kuptova nga portali ‘Betimi për Drejtësinë’, që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues. Ajo për çka jam i sigurt është që për herë të parë komunitetet po mbështeten seriozisht nga Qeveria. Ligji, transparenca dhe puna e ndershëm është baza e çdo vendimi tim.Mbesim të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve e në veçanti atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar Elbert Krasniqi./21Media