Fero i reagon Arbenitës: Të kam leju me u marrë me karrierë, ti lirinë e ke keqpërdorë

Reperi i njohur Fero është arrestuar këtë javë, i dyshuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij Arbenita Ismajli.

Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi i ka reaguar Arbenitës, e cila ka thënë se ‘Unë besoj në drejtësi

“Drejtësia është thikë me dy teha… Sa i përket Ninës, mos u viktimizo përmes saj se e gjithë bota e di që mami jem është kujdesur për të. Unë jam mundu me qenë i kulturum dhe të kam leju me u marrë me karrierë por ti lirinë dhe durimin tim e ke keqpërdorë deri në maksimum. Shihemi në gjyq”, ka shkruar ndër tjera Fero në Instagram./21Media

Back to top button