Reagon Molliqaj pas lirimit

Katër nga gjashtë aktivistët e Partisë Socialdemokrate të arrestuar të hënën në aksionin e zhvilluar te objekti i ZRrE-së, janë liruar.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe tre aktivistët Natyra Kuçi, Frashër Krasniqi dhe Teuta Rrusta, janë liruar nga Paraburgimi. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Natyra Kuçi.
Pas lirimit ka reguar kryetari i PSD-së, Dardan Moliqaj i cili ka thënë se përballë skandaleve e vendimeve të padrejta, pushteti don disiplinë. Ai tutje ka shtuar se ndaj një proteste paqësore pushteti përdori policinë.
“Ndaj një proteste paqësore që synim kishte zbardhjen e mashtrimit për rritjen e çmimit të energjisë, pushteti përdori policinë. Ndaj protestuesve që u nxorrën me dhunë, pushteti urdhëroi mbajtje 48 orëshe pa ekzistuar asnjë rrethanë ligjore për një vendim të tillë. Pyetjeve tona se sa është rritur çmimi i rrymës e sa fiton KEDS-i në krejt këtë krizë, pushteti iu përgjigj me dhunë e diciplinë. Vendimeve të padrejta dhe thellimit të pabarazisë, Qeveria Kurti po i përgjigjet në mënyrën më tipike për pushtetet me mendësi autoritare: dhunë e disiplinim. Pas 48 orësh izolim, u liruam të gjithë. Pa ndërruar asnjë rrethanë. Ndërkohë që prokuroria po mban ende nën arrest Nol Nushin dhe Genc Sherifin, në një farsë gjyqësore pa asnjë kuptim ligjor”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Kuçi për rtv21.tv ka trguae se Nushi e Sherifi pritet të dalin para gjykatës këtë të mërkurë./21Media

Back to top button