“Vera andrron detin” vazhdon rrugëtimin në Gjenevë

Filmi “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit do të vazhdojë rrugëtimin e suksesit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gjenevë.
Këtë vit shënohet edicioni i 20-të i festivalit.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në Facebook nga faqja zyrtare e filmit.
“Udhëtimi jonë i mrekullueshëm vazhdon me një tjetër premierë – kësaj radhe është edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Forumit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë”, thuhet në njoftim.

Së fundmi, filmi ka fituar çminin për Debutimin Ndërkombëtar në “Ingmar Bergmab Competition”.
“Çmimi për Debutimin Ndërkombëtar të Ingmar Bergman sivjet iu dha “Vera Dreams of the Sea” nga Kaltrina Krasniqi. Çmimi konsiston në një qëndrim në Bergmangårdarna në Fårö dhe një vizitë personale në Arkivin Bergman në Stokholm”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare.
Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi./21Media

Back to top button