Reagon OIK për incidentin në QKUK ndërmjet një mjeku dhe një infermieri

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka dënuar incidentin që ka ndodhur në Qendrën Emergjente të QKUK ndërmjet një mjeku dhe një infermieri.
Përmes një postimi në ”Facebook”, OIK ka treguar se kërkon nga menazhmenti i QKUK-së që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj kujdo që dhunën e përdorë si mjet për zgjidhje të problemeve.
OIK tutje ka shtuar se përmes organeve të veta do të hetojë nëse ka pasur shkelje etike nga ana e anëtarit të saj të përfshirë në këtë incident dhe kërkon posaçërisht nga punonjësit shëndetësorë që të përmbahen nga mosdurimi që mund të çojë deri tek përdorimi i dhunës, si një akt i shëmtuar, posaçërisht kur ndodhë ndërmjet punonjësve shëndetësorë.
”Gjithashtu, besojmë shumë që edhe organet e Odës së Mjekëve, do të veprojnë sipas kompetencave për të ndërmarrë veprime në funksion të zbatimit të ligjshmërisë për rastin në fjalë. Me respekt Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e OIK-ut./21Media

Back to top button