Reagon Presidenca për takimin: Haradinaj nuk ka dashur të presë, dera e Presidencës mbetet e hapur

(Lajm i përditësuar)

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të AAK-së Pal Lekaj se takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Pal Lekaj është anuluar pasi që Osmani është vonuar në takim.

Lidhur me këtë këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina i tha RTV21 se takimi nuk është realizuar për shkaqe protokollare.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”. , ka thënë Kupina


Dështoi takimi Osmani-Haradinaj për Asociacionin, u vonua presidentja

Ka dështuar takimi i paraparë midis presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku do të diskutohej për përmbajtjen e draft-statutin e Asociacionit.

Sipas informacioneve që ka siguruar RTV21 takimi ishte planifikuar të mbahej dje, pasi që presidentja Osmani ta përfundonte takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiu, por takimi kishte zgjatur më shumë sesa që ishte paraparë dhe kjo kishte shtyrë që Haradinaj të largohet nga objekti i Kuvendit.

Për RTV21 deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, konfirmoi se presidentja është vonuar për takim.

‘’AAK-ja ka qenë e gatshme, kryetari i AAK-së ka shpreh gatishmëri të takohet, sa kam informacione presidentja është vonuar në takim dhe zoti Haradinaj më të drejtë nuk ka pritur më shumë’’ tha Lekaj./21Media

Back to top button