Reagon Teuta Krasniqi pasi u akuzua për keqtrajtim të kafshëve

 

Aktorja Teuta Krasniqi, është akuzuar se ka keqtrajtuar një qen i cili u bë pjesë e xhirimeve të filmit “Lëkura e Krokodilit”, ku producente është vetë Teuta.

“Prej dites se djeshme qenka bere nje akuze drejt produksionit ‘Filmtory’ i cili po xhiron filmin e metrazhit te gjate ‘Lekura e krokodilit’ me regji te Ilirjan Himaj dhe producente Teuta Krasniqi.
Keto ‘akuza’ totalisht te pa baza e pa asnje informacion te marre nga produksioni, qenkan bere me shume epitete te pahijshme duke shkruar qe ‘qeni eshte keqtrajtuar etj. Ai qen gjate dites se xhirimit eshte ushqyer e trajtuar me kujdes e dashuri.
Veterinari ne menyre profesionale e ka fjetur ne menyre qe te xhirohet skena pa e munduar qenin dhe pas xhirimit qeni eshte zgju dhe gjithcka ka qene dhe eshte ne rregull me qenin.

Duke bërë të ditur kështu se këto mund të jenë të gjitha shpifje apo përceptim i gabuar i të tjerëve.

“Mos ja nisni me ksi pallavra ‘jo viqi e pula hahet e qeni jo se the qashtu e ka lon Zoti’ aman mos filozofoni, kafshet jane te barabarta, kane ndjenja dhe lidhje familjare njesoj, si viqi si pula si qeni si macja, i vetmi dallim eshte perceptimi juaj ndaj tyre. Prandaj para se te akuzoni dikend qe vertete i don kafshet, dikend qe i len jashte pjates se vet kafshet, dikend qe cdo dite ushqen qent endacak, dikend qe as nje mize nuk i ben keq, eshte mire te merreni me hipokrizine tuaj, me pjaten tuaj, me perceptimin tuaj e pastaj te drejtoni gishta”, shtoi tutje ajo./21Media

Back to top button