Reagon Vuçiqi pas nismës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria e Kosovës të enjten, ka miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas njoftimit të Qeverisë, me këtë vendim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës obligohet që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.
Lidhur me këtë nismë të Republikës së Kosovës, ka reaguar Beogradi, shkruan rtv21.tv.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç raporton B92 ka thënë se sapo e ka marrë këtë informacion dhe se përgjigja e tyre “duhet të jetë e zgjuar”.
Vuçiq ka thënë se është prishur marrëveshja e Washingtonit pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të enjten.
Megjithatë, marrëveshja e Washingtonit është nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Afati i kësaj marrëveshjeje ishte paraparë të zgjatë një vit.
“Na takon ne të mos biem në urrejtje, por të japim një përgjigje të fortë dhe unë kam caktuar një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në përputhje me rrethanat”, tha ai.
Ai ka thënë se Kosova nuk do të ndalet vetëm në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kujtojmë se Presidenti i Serbisë ka thirrur seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nesër në ora 11:00./21Media

Back to top button