Real Madridi nis bisedimet me trajnerin e ri

Real Madridi është duke kërkuar për pasardhësin e Carlo Ancelottit dhe ka filluar të eksplorojë një lëvizje për trajnerin e Brightonit, Roberto De Zerbi.

Kontrata aktuale e Ancelottit me Los Blancos skadon në fund të sezonit dhe ai pritet të lërë postin e tij për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, duke qenë i preferuari i shumë njerëzve në federatë, përfshirë konsulentin Ronaldo.

De Zerbi mori drejtimin e Brightonit vitin e kaluar dhe shpejt e ka dëshmuar veten si një nga trajnerët më të mirë në Premier Ligë, duke marrë mesatarisht 1.61 pikë për ndeshje në 56 prej tyre.

Siç raportohet nga ‘Sport”, Florentino Perez ka filluar të kërkojë për një pasardhës të Ancelottit dhe beson se De Zerbi mund të jetë i përshtatshëm për Real Madridin, kështu që ka hapur bisedimet me agjentin e tij.

Trajneri italian ka kontratë me Pulëbardhat deri në qershor të vitit 2026 dhe është i lumtur në klub, por ai mund të joshet nga një lëvizje te gjiganti spanjoll.

Back to top button