Real Madridi shkatërron Barcelonën dhe kalon në finale

Barcelona i është nënshtruar Real Madridit në “Camp Nou” duke u mposhtur me rezultat 4-0 nën shkëlqimin e Karim Benzemas që realizoi tre gola.

Sulmuesi francez ishte në top formë, derisa të tre golat e tij i realizoi brenda pjesës së dytë.

Barcelona e Xavit erdhi në këtë ndeshje me epërsinë e një goli nga sfida e parë e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, por ishte e pafuqishme ta ruante atë përballë skuadrës së Carlo Ancelottit.

Goli i parë i ndeshjes u realizua në minutën e 45’ nga braziliani Viicius Junior pas asistimit të Benzemas, kurse francezi mori gjithçka vet në dorë në pjesën e dytë dhe realizoi tre herë në minutat 50’, 58’ dhe 81’.

Në finalen e Kupës së Spanjës, Real Madridi do të ballafaqohet me Osasunën.

Back to top button