“Serbia i kanë lënë 720 spiunë aktivë në institucionet e Kosovës”

(Lajm i përditësuar)

Njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi sonte në “Click” në RTV21 tha se Serbia pas luftës i ka lënë 720 spiunë aktivë në istitucionet e Kosovës.

“Roli i AKI-së do të ishte t’i kapte spiunët serbë që janë këtu brenda. Ata pas luftës kanë lënë këtu 720 spiunë aktivë që janë në institucionet e Kosovës, në Qeveri, Kuvend, Polici e Ushtri“, tha ai duke shtuar se ata janë agjendë të rekrutuar të Serbisë.

Po ashtu analistja, Alma Lama u shpreh se shërbimet serbe janë të shtrira në të gjitha institucionet e Kosovës përfshirë edhe në Komisionin për Siguri.

“Ju do të thoni se ai Komision është më dyer të mbyllura, ndoshta për publikun, por jo edhe për Beogradin”, tha Lama.

 

Muhaxhiri: Nëse Kurti është normal, s’do të duhej të pranonte një deklaratë me terma të përgjithësuar

Të martën në Bruksel në një takim trelateral mes kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në kaudër të marrëveshjes bazike Kosovë-Serbi, është diskutuar ndër tjerash edhe për marrëveshjen për të pagjeturit.

Petkoviq ka thënë se janë pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, por sipas tij, nuk është pranuar termi i përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme.

Lidhur më këtë analisti Artan Muhaxhiri sonte në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse Kurti është kryeministër normal, nuk do të duhej të pranonte një deklaratë me terma të përgjithësuar.

“Nëse kryeministri Kurti është kryeministër normal, nëse ka pak shpirt ai nuk duhej të pranonte një deklaratë me terma të përgjithshëm. Nëse e pranon një deklaratë e cila është me terma abstrakt, të cilën Serbia mund ta përdorë si leckë atëherë as nuk është normal, as nuk ka shpirt”, tha Muhaxhiri./21Media

Back to top button