Kaloni te përmbajtja kryesore

Real me ofertë marramendëse për Dybalan

Real Madrid dëshirojnë që me çdo kusht ta sjellin superyllin Paulo Dybala në Santiago Bernabeu

Argjentinasi Paulo Dybala është një nga superyllat e të tashmes, por edhe të ardhmes, për këtë arsye shumë klube janë në kërkim të tij, por Real Madrid mund të jetë një klub që arrin transferimin e tij.

Madrilienët janë të gatshëm që të dërgojnë në drejtim të Juventusit dy yje të tyre për ta bindur Zonjën e Vjetër që ta lëshojë nga duart yllin e tyre, shkruan rtv21.tv.

Real Madrid janë të gatshëm që të përfshijnë në marrëveshje James Rodriguezin e Alvaro Moratan, për të sjellë top sulmuesin e Serie A në La Liga./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button