Dhëndri tregon për gjendjen aktuale të të moshuarës së dhunuar në Pejë

Dhëndri i të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhuna fizikë derisa gjendej në një shtëpi te të moshuarve në Pejë, është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për rastin.
Ai tha se vjehrra e tij, viktimë e këtij rasti, është në shtëpi pasi e kanë larguar nga qendra.
“Nga momenti që është shfaq video kanë shkuar familjarët, e kemi tërhequr prej aty dhe tash është në shtëpi”, tha ai.
Dhëndri tha se vjehrra në fjalë tani është më e qetë, pasi sipas tij kanë kaluar disa ditë nga rasti kur ka ndodhur ngjarja.
“Ngjarja ka ndodhur para rreth katër ditëve, tash është mirë. Ka kaluar një periudhë prej asaj që ka ndodhur deri më sot që është publikuar video”, shtoi ai.
Ndërsa ka kërkuar nga organet e drejtësisë të japin dënimin e merituar për infermieret që kanë qenë pjesë e rastit./kp

Back to top button