Reali shkelë Liverpoolin në “Anfield Road”

Real Madridi ka dëshmuar edhe njëherë se është skuadër që i shkon për dore suksesi në Ligën e Kampionëve dhe kësaj radhe ‘viktimë’ ishte Liverpooli në “Anfield Road”.
Në fakt, ishin anglezët ata që e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar dy gola brenda 14 minutave të para me anë të Nunez dhe Salah, por që pas golit të dytë filloi ferri për skuadrën e Jurgen Klopp.
Në fakt, skuadra e Carclo Ancelotti barazoi rezultatin brenda pjesës së parë me dy golat e brazilianit Vinicius Jr në minutat 21’ dhe 36’.
Por, pjesa e dytë nisi edhe më fuqishëm me Liverpoolin që u dorëzua para Realit derisa këta të fundit shënuan edhe tre gola të tjerë. Eder Miliato në minutën e 47’ dhe Benzema në minutat 55’ dhe 67’ shënuan gola tjerë për ta fundosur Liverpoolin me rezultatin përfundimtar 5-2.
Ky është një hap i madh për Reali që e pret në qetësi ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”.

Back to top button