Realizohen mbi 370 teste të shpejta COVID-19 në Prizren

 

Sot në sheshin “Shatërvan”, ekipet mobile të shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit kanë realizuar rreth 370 teste të shpejta për COVID-19, me qëllim të identifikimit të personave të prekur dhe izolimit të sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që të parandalohet përhapjen e virusit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se përveç QKMF-së dhe QMF-së në Bajram Curr, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga COVID, javën e kaluar ka filluar realizimi i testeve edhe në QMF-të e fshatrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur, si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka mundësuar eliminimin e lëvizjeve të qytetarëve të prekur nga Covid-19.

Ndërkaq drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj njoftoi se ekipet mobile për realizimin e testeve rapide do të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme në sheshin “Shatërvan”.

Prizreni është komuna që ka realizuar numrin më të madh të testeve dhe e vetmja që ofron pakon e shërbimeve për COVID-19, ku përfshihen testet rapide, testet serologjike, testet D-Dimer dhe analizat e tjera të nevojshme./21Media

Back to top button