Kaloni te përmbajtja kryesore

Realizoi ëndrrën, gazetari nuk mban dot lotët kur interviston Messin

Duhet gjakftohtësi për t’u përballur me idhullin tuaj. Megjithatë, gazetari argjentinas Pablo Giralt nuk mundi të frenonte emocionet e tij teksa përmbushi ëndrrën e tij për të intervistuar Lionel Messin.
“Unë jam një djalë që gjithmonë kam ëndërruar ta bëj këtë, por asnjëherë nuk e kam menduar se do të kisha fatin ta shoqëroja me historitë e mia dhe me dashurinë për karrierën e tij, faleminderit”, tha gazetari.
Në fund të bisedës me asin, Pablo nisi të qante dhe e falënderoi për bisedën.
Megjithatë, cili ishte reagimi i Messit? Ai qeshi me situatën dhe tha:
“Më emocionon të arrij me njerëz të tillë. E di që ka shumë njerëz në botë që më kanë ndjekur dhe admiruar gjithmonë. Unë jam mirënjohës për dashurinë që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime.”/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button