Rebel Wilson është bërë nënë
Rebel Wilson është bërë nënë
Aktorja Rebel Wilson është bërë nënë për herë të parë.
Ylli i “Senior Year” ka njoftuar të hënën për ardhjen në jetë të vajzës Royce Lillian, përmes një nëne surrogateje.
Aktorja 42-vjeçare, e cila ka qenë e sinqertë për problemet e saj për fertilitetin në të kaluarën, ka ndarë në Instagram foton e parë të vajzës së porsalindur.
“Nuk mund ta përshkruaj as dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur”, ka shkruar Wilson, duke falënderuar të gjithë të përfshirët në udhëtimin e saj dhe e ka quajtur nënën surrogate një person të mrekullueshëm.
“Faleminderit që më ndihmove të krijoj familjen time, është një dhuratë e mrekullueshme. Dhurata më e mirë!!”, ka shkruar tutje aktorja./21Media
View this post on Instagram