Kurti: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë

Kurti thotë se asnjë veprim i Qeverisë nuk e ka befasuar aleatët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media u shpreh se marrëdhëniet me partnerët evropianë e amerikanë janë të mira.
Ai ka thënë se sjelljet e Qeverisë janë “vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë të frikësuar asnjëherë”.
“Edhe njëherë, asnjë veprimi i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan, asnjë zyrtar evropian. SHBA i kemi miq dhe partnerë, miqtë nuk shkruajnë asi komunikatash që po i citoni. Nuk ekziston një raport i tillë. Aleanca jone me to është aleancë e bazuar në vlera. Ne e kemi shtyer vendimin në korrik e kemi shtyer për një muaj dhe jemi marr vesh që kjo është shtyerja e fundit”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë u shpreh se nuk ka javë që nuk takohen së paku dy herë me ambasadorin amerikan dhe atë evropian.
“Komunikimi/takimi është i pandërmjetësueshëm. Nuk po flasim për njerëz të cilët komunikojnë në metodat para dy shekujve ku duhet dikush me karrocë me kuaj të çojë një letër, ne jemi në real time”, u shpreh Kurti./21Media

Back to top button