Rebelët sirianë e shpallin Damaskun ‘të lirë’, pretendojnë se Assad është larguar nga kryeqyteti

Forcat rebele të Sirisë pretendojnë se kanë hyrë në Damask dhe një burim i njohur i thotë CNN se operativët po marrin pozicione kyçe në kryeqytet. “Ushtarakisht, Damasku ka rënë”, tha burimi, pasi aleanca rebele përfshiu vendin në një ofensivë rrufe.

Rebelët thanë se udhëheqësi sirian, Bashar al-Assad është arratisur nga Damasku, por zyra presidenciale e Sirisë dhe zyrtarët iranianë më parë pohuan se ai nuk është larguar nga kryeqyteti. Zyrtarët amerikanë i thanë CNN se regjimi i tij së shpejti mund të bjerë. Rebelët thonë se janë në kontakt me oficerët e lartë të regjimit të Asadit, të cilët po mendojnë të dezertojnë.

Kryeministri tha në një mesazh të regjistruar se qeveria është e gatshme “të bashkëpunojë me çdo lidership që zgjedh populli”.

Rebelët sirianë thonë gjithashtu se kanë “çliruar plotësisht” qytetin e tretë më të madh të Homsit, pak më shumë se një javë pasi pushtuan Alepon. Banorët janë parë duke rrëzuar postera të Assadit në skena që të kujtojnë protestat pro-demokracisë në qytet gjatë Pranverës Arabe më shumë se një dekadë më parë./21Media

Back to top button