Reçica jep një njoftim për të gjithë pensionistët e Kosovës

 

Me qëllim të parandalimit të Covid-19, zbatimit të masave të MSH/IKSHP përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në mbrojtjen e shëndetit të tyre, Ministria e Punës dhe

Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët, se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.

“Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria”, ka njoftuar ministry i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Ai tha se të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit./21Media

Back to top button