Reciprociteti për targa me Serbinë, kaq stikersa janë administruar deri tani

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka informuar se deri tani janë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa. Kjo pas vendosjes së reciprocitetit për targa me Serbinë dhe pas marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia nga 5 tetori kanë filluar vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve që kalojnë në territorin e njëra-tjetrës. Ngasësit e automjeteve do të pajisen me letra ngjitëse gjatë kalimit të kufirit. Kjo është pika e dytë e marrëveshjes që ka ndalur tensionet disaditëshe në dy pika kufitare në veri të Kosovës, në Jarinjë dhe në Bërnjak./21Media

Back to top button