Reduktime të ujit në lagjet e Prishtinës 

 

Për shkak të niveli të lartë të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit, disa lagje do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm, kjo u bë e ditur nga Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

KRU-ja njofton se nga ora 11:00 deri 16:00, me reduktime do përballet: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku.

Kurse, nga ora 12:00 deri 16:00, pa ujë do mbeten pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania, Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria.

“Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë”, thuhet në njoftimin e KRU-së./21Media 

Back to top button