Referendumi: Reagimet e serbëve të veriut të Kosovës
Rakiq: Ndalimi i referendumit do të sjellë pasoja, kurse në Veri të Kosovës do të ketë reciprocitet
Për koronavirusin, respektivisht ecurinë e vaksinimit flasim pas pak për t’u fokusar në zhvillimet e ditës në veri të vendit, ku dhjetëra serbë u mblodhën në Mitrovicën Veriore, ku në shenjë proteste ndaj vendimit të institucioneve të Kosovës për të mos lejuar referendumin e Serbisë, improvizuan “votimin”. Në këtë protestë ishte edhe ministri i Qeverisë së Kosovës për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, i cili paralajmëroi pasoja nëse serbët e Kosovës nuk do të lejohen të votojnë as për zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 3 prill./21Media