Kaloni te përmbajtja kryesore

Këngëtarët që sollën këngë emocionuese për prindërit

Gjatë viteve sa janë në skenë kanë sjellë këngë në të cilat si tematikë ka dominuar dashuria dhe tradhëtia.
Një pjesë e këngëtarëve përmes këngëve kanë bërë dedikime të veçanta, mes tyre edhe me dedikimin për prindërit e tyre, shkruan rtv21.tv
Shyhrete Behluli në bagazhin e saj të pasuruar me këngë padyshim që ka këngë me dedikim për personin me vlerën më të madhe, nënës. “Je e vetmja” titullohet kënga e Shyhretes dedikuar nënës, të cilën e ka publikuar me videoklip ku shfaqet edhe nëna e Shyhretes.

“Faleminderit nënë” titullohet kënga e këngëtarit të njohur Meda, të cilën ia kushtoi nënës së tij.

 
Reperi Capital T përmes një projekti titulluar “Fjalët e nënës” ka shprehur dashurinë dhe kujdesin e pakusht të nënës.

 
Një këngë dedikim për nënën e saj e ka sjellë edhe këngëtarja e njohur, Adelina Emini. Projekti i titulluar “Nënës” për Adelinen është i veçantë për aryse se në videoklipin e këngës është prezente nëna e saj.

 
“Babi jem babushi jem” titullohet kënga e Gresa Behlulit e cila përmes tekstit të kësaj kënge ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për babin e saj.

 
Një këngë dedikuar prindërve është publikuar edhe nga këngëtarët, Burak Vehapi dhe Taulant Bajraliu. Kjo këngë titullohet “Prindër sa shumë ju du”, e cila është shoqëruar edhe me videoklip.

 
”Sa mall ” titullohet kënga e këngëtares, Vesa Lumës, këngë kjo që i kushtohet dashurisë dhe mallit të këngëtares për babain e saj që nuk jeton më.

Këto projekte për këta këngëtarë do mbesin si kujtim i veçantë në listën e këngëve të tyre./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button