Refuzohen 1 mijë e 632 vota nga disapora

 

Deri në mbrëmjën e 17 shkurtit, janë verifikuar 5 mijë e 778 fletëvotime të ardhura nga diaspora, prej tyre janë refuzuar 1 mijë e 632

Sipas organizatës “Germin” 4 mijë e 146 fletëvotime janë aprovuar.

Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.

“Germin, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas KQZ-së nga diaspora kanë ardhur 43 mijë e 447 pako, e secila prej tyre mund të përmbajë nga disa fletëvotime./21Media

 

Back to top button