Kaloni te përmbajtja kryesore

Refuzohen mbi 2 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për gazetarë ka njoftuar se rreth 2 mijë pako fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit, janë refuzuar.

”Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi po verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më tani, 18 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 28,099 pako, prej të cilave janë aprovuar 26,013, ndërkaq janë refuzuar 2,057. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë, etj”, ka thënë Elezi.

Elezi shtoi se gjatë votimit përmes postës, KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime dhe vetëm në përfundim të procesit të vlerësimit të tyre, do të dihet saktë se sa është numri i pakove me fletëvotime të cilat do t’i nënshtrohen numërimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button