Kaloni te përmbajtja kryesore

Shaban Jashari dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë dekoratën e parë për Shaban Jasharin, kryefamiljarin e familjes Jashari.

“Në këtë ditë të shenjtë, në këtë moment solemn, ne nuk po përkujtojmë vetëm një datë, ne po nderojmë një epokë të lavdishme. 17 vjet liri, 17 vjet shtet, 17 vjet betejë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme”, ka thënë Osmani.

Osmani tha se dekorimi i familjes Jashari në tërësi vjen si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike, duke e njohur sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button