Refuzohet apeli i Veselit, vazhdon të mbetet në paraburgim

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë.
Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara ia ka refuzuar apelin Kadrit Veselit ndaj vendimit të gjykatës së procedurës paraprake për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.
Apeli ka marrë vendim të enjten për ta refuzuar tërësisht apelimin e Veselit.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë./21Media

Back to top button